Formacionet zyrtare/ Kumbulla dhe Rrahmani titullarë sonte ndaj Milanit

Marash Kumbulla dhe Amir Rahamni sonte në mbrëmje do të zbresin në fushë nga minuta e parë në duelin ndaj Milanit. Mbrojtësi i kombëtares sonë dhe i Kosovës, aktivizohen te Verona, duke luajtur në mbrojtjen me 3 lojtarë.

 

Nga ana tjetër kuqezinjtë rikthejnë nga minuta e parë Paqueta, ndërkohë që së bashku me të edhe Suso do të mbështesin Piatek, i cili do të jetë i vetëm në fazën e avancuar.