Faturat i paguhen nga kompania “Fusha”/ Mazniku i përgjigjet PD-së: Do merrni përgjigje nga institucionet

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku ka reaguar pas akuzave të vazhdueshme të PD-së për shpërdorim detyre dhe sa ka përfituar para publike me anë të tenderave. Mazniku i ka quajtur akuzat ndaj tij si hedhje balte nga ana e PD duke paralajmëruar se përgjigjen PD do ta marrë në rrugë institucionale.

 “Opozita do marrë përgjigje në mënyrë institucionale siç duhet. Nuk do merremi me fjalë dhe hedhje balte që Partia Demokratike i ka sistematike” ka thënë Mazniku.

Partia Demokratike akuzon Maznikun se ka bashkëpunuar me kompaninë “Fusha” duke dhënë tendera pa garë në këmbim të parave dhe qëndrimit në vende luksoze në Barcelonë.

Prokuroria e Përgjithshme tashmë i ka kërkuar prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit që të nisë vlerësimin e denoncimit të PD-së kundër n/kryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku për faturat në Barcelonë.