E keni menduar ndonjëherë të udhëtoni pa pasur ‘teknologjinë’ me vete?! – Ja eksperienca e 24 vullnetarëve

Pajisjet teknologjike janë bërë një mjet thelbësor për jetën tonë, edhe kur jemi me pushime. Në fakt, teknologjia po revolucionarizon turizmin. Ne udhëtojmë duke përdorur Google Maps, përdorim TripAdvisor-in për të gjetur restorante të mira, ne ndajmë përvojat tona të udhëtimit në Instagram, dhe për më tepër jemi në kontakt të vazhdueshëm me të afërmit sado larg të jemi. Imagjinoni sikur të gjitha këto lehtësira, që ofron teknologjia, të ishin larguar nga ju.

Kjo është ajo që u është bërë 24 personave që janë bërë vullnetarë për një studimin të bazuar mbi ata që dëshironin të hiqnin dorë nga smartphone-t dhe të udhëtoni pa pasur ndihmën e teknologjisë. Me një shqetësim në rritje për ndikimin negativ që mund të ketë teknologjia digjitale në mirëqenien e njerëzve, veçanërisht gjatë kohës që ata janë me pushime, studiuesit kanë dashur të zbulojnë nëse një detox digjital do t’u vinte atyre në ndihmë.

Studiuesit u kanë kërkuar vullnetarëve, të mbajnë një ditar të emocioneve dhe ndjenjave të tyre përpara se të shkëputeshin totalisht nga pajisjet e tyre digjitale, gjatë udhëtimit që dp të zhvillonin dhe pasi t’i përdornin ato përsëri kur të ktheheshin në shtëpi.

”Individët që vendosin të shkëputen nga pushimet, priren të kërkojnë një rehabilitim terapeutik. Por ne zbuluam se udhëtimi pa teknologjinë nuk ishte gjithmonë i lehtë. Udhëtarët përjetuan nivele të ndryshme të emocioneve për shkak të shkëputjes nga teknologjia. Ndjenjat e ankthit filluan të rriten pak kohë para se të niste ky test.”- janë shprehur studiuesit.

Një pjesëmarrës tha: “Për të qenë i sinqertë, dy ditë para udhëtimit isha pak nervoz për këtë.”

Emocionet negative u përshkallëzuan në ditët e para, të shkëputur me një përzierje zhgënjimi, shqetësimi, izolimi dhe ankthi. Ndjenjat ishin veçanërisht dërrmuese për disa prej tyre që ishin mësuar me teknologjinë në jetën e tyre të përditshme. Ata u përpoqën të vendosen në një mjedis të ri pa mbështetjen e tyre të zakonshme të teknologjisë. Një pjesëmarrës përmendi ankthin e tij lidhur me sigurinë: “Ekziston mundësia që unë të rrezikoj ose të bëj një aksident, dhe familja ime nuk mund të arrijë tek unë.”

Udhëtarët, në këtë fazë, u detyruan të udhëtojnë në një mënyrë të modës së vjetër, duke eksploruar me ndihmën e një harte të printuar, duke biseduar me të huajt dhe duke lexuar oraret e autobusëve në stacione. Dy nga pjesëmarrësit tanë madje hoqën dorë në këtë fazë pasi e gjetën përvojën emocionale të padurueshme.

Forca e emocioneve nuk ishte e njëjtë për të gjithë. Gjatë testimit, studiuesit zbuluan disa faktorë ndikues. Do të ishte më e lehtë, shkëputja nga teknologjia, nëse pjesëmarrësit do të kishin një shoqërues udhëtimi me vete, nëse ata do të kishin më pak angazhime pune në shtëpi, nëse do të kishin një motiv të fortë për t’u shkëputur, ose nëse besimi i tyre tek teknologjia në jetën e përditshme do të ishte i ulët.

Por disa prej pjesëmarrësve i kapërcyen emocionet e tyre fillestare dhe më pas filluan të shijojnë përvojën e të jetuarit pa teknologji. Ata e gjetën veten më të zhytur në ‘’destinacionin’’ që po vizitonin, krijuan momente më të bukura me bashkëudhëtarët e tyre si dhe patën shumë takime më të paharrueshme dhe autentike me vendasit. Ata ndiheshin të lirë, të lumtur, të emocionuar dhe të lehtësuar.

Një pjesëmarrës tha: “Ndihem shumë mirë që vendosa të udhëtoj dhe pushoj kësaj rradhe pa teknologji. Ndihem mjaft i çliruar. ”

Sapo përfundoi udhëtimi, njëkohësisht dhe studimi, dhe në prag të rikthimit në jetën normale, atyre u desh të përballeshin me rilidhjen e teknologjisë. Shumë prej tyre filluan të ndjeheshin të shqetësuar ose fajtorë, por të tjerët, ndjeheshin të entuziazmuar për t’u rikthyer.

Interesant, ishte fakti që disa prej udhëtarëve, pjesëmarrës në këtë studim, u ndjenë të zhgënjyer ndërsa parashikuan gjërat që  humbën gjatë kohës që u shkëputën nga teknologjia dhe rrjetet e tyre sociale, por më pas kuptuan se nuk kishin humbur shumë. Shumë rivlerësuan marrëdhëniet e tyre me teknologjinë. Një nga pjesëmarrësit tanë deklaroi:

“Ishte mjaft zhgënjyese të rikthehesha në telefonin tim. Duke parë pëlqimet dhe mesazhet në Facebook që kisha, unë ndjeva se sa sipërfaqësor ishin ata. Gjëra jo të rëndësishme. Fillova të mendoj pse jam kaq i varur nga sasia e pëlqimeve të mia dhe duke lexuar komente që nuk kanë vërtet një ndikim të madh në jetën time. Teknologjia, veçanërisht Facebook, është bërë jeta ime ”.

Udhëtimi pa ‘teknologji’ ofron një mundësi për shumë udhëtarë të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me teknologjinë. Shumë pjesëmarrës reflektuan për varësitë e tyre dhe “frikën e humbjes”, dhe menduan të sjellin idenë e të jetuarit jetën e tyre të përditshme, duke përdorur sa më pak rrjetet sociale dhe teknologjinë, si dhe ta ‘’zhduknin’’ fare atë gjatë pushimeve.

/ SCAN