Dy pasime magjike nga krahët, Aubameyang shënon dopietë (VIDEO)

Arsenali e ka mbyllur me një fitore të thjeshtë 0-2 ndaj Watfordit. Pierre Emerick Aubameyang nuk di të ndalet gjatë këtij sezoni, teksa ka shënuar dy gola në harkun e 9 minutave.

Në minutën e 21-të, sulmuesi nga Gaboni konkretizoi një aksion të bukur të Kolasinac në krahun e djathtë, ndërkohë që në minutën e 31-të, Maitland-Niles i shërbeu asistin tjetër.