Drejtonte makinën i dehur dhe goditi patrullën e policisë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

“Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve. Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automjetit me të dhënat që ishte raportuar nga qytetarët.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, ka sqaruar polivia.