Denoncimi te Berisha zbulon skemën se si po punësohen freshistët në shtetin e Ramës

Fushata gjoja për punësimin e ekselentëve në administratë është thjeshtë një mbulesë për të futur në zyrat e shtetit, freshistët e Edi Ramës.

Kjo skemë është zbuluar nga një denoncim i mbërritur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas denoncuesit gjoja për të punësuar ekselentë, po punësohen vetëm anëtarët e FRESH-it të PS-së.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Fshese ne administrate per te punesuar freshistet!

Kjo eshte reforma e sherbimit civil e Edvin Mafise! sb

Pershendetje Doktor,

Me shpresen qe konsiderohet dua te bej nje denoncim mbi ate qe po ndodh ne administraten shteterore se fundi.

Jane hapur aplikimet per studentet ekselente, plote 245 vende vakante.

Dhe e bukura eshte qe si vende vakante numerohen ato qe aktualisht jane te kontraktuar punonjes, me kontrata te rregullta por pa DAP.

Pra kerkohet te punesohen gjasme ekselentet, ne te vertet vetem militantet e Freshit duke hedhur ne rruge punonjesit e administrates, dhe nuk u jepet e drejta atyre te aplikojne ne DAP sepse nuk jane studente dhe as ekselente.

Kjo eshte e padrejte.

Kjo qeveri kerkon nje pretekst qe te flake ne rruge ca punonjes dhe te sjelle ekselentet.

Keto vende duhet te numeroheshin vetem per ato vakante,dhe jo te konsiderohet vakant nje vend ku dikush po punon me kontrate.

Ose pastaj te hapet DAP per te gjithe,sepse kjo eshte e pa drejte.

Administrata nuk eshte e Edvinit dhe as vendet e punes prone e tij.

Ju lutem shperndajeni kete,se eshte hall per shume nga ne,por anonim sepse ketu eshte vend çuditash!

Flm