Denoncimi te Berisha: Plantacionet e kanabisit nuk preken, i mbron Bushi, Rraja

Ish Kryeministri Berisha ka bërë publik një mesazh në faqen e tij në facebok ku denoncohet kultivimi i kanabisit në Malësinë e Krujës.

“Ato nuk preken ndonëse janë denoncuar disa herë tek Edvin Mafia, gjeneral Hashashi dhe Ardi Eskobari!”, shkruan Berisha në postimin e tij duke publikuar edhe mesazhin e qytetarit.

Ja postimi i plotë i ish kryeministrit:

Plantacionet e mijra e mijra rrënjëve të Kanabisit që mbrohen nga narkoshteti!

Ato nuk preken ndonëse janë denoncuar disa herë tek Edvin Mafia, gjeneral Hashashi dhe Ardi Eskobari!

Lexoni mesazhin e ish policit dixhital. Sb

Përshendetje doktor, në radhë të parë ju uroj shendet dhe gjithë të mirat ! jam nje ish efektiv policie nga Kruja, dua të ndaj një shqetësim me ju dhe gjith opinionin publik. Plantacionet të mëdha në fshatin Noje të malsisë krujë , nën mbrojten e kryetarit të Bashkisë Krujë z,Artur Bushi dhe deputetit të Edvin drogës z, Rrafman Rraja dhe ushtaret e tyre si shefi i komisariati e kryeplaku i fshatit Noje po mbrojn plantacione me kanabis edhe oficer të lart nga Tirana po terrorizojnë banorët e zonës, Për keto plantacione kanë dijeni dhe informacion të plotë ministri Sandër Lleshi, drejtori i përgjithëshëm Ardi Veliu dhe vet Kryeministri por ato mbrohen dhe nuk preken. Të lutem anonim.