Bylis dhe Laçi trondisin Kukësin dhe Partizanin me dy fitore spektakolare (VIDEO)

Kategoria Superiore ka dhuruar dy surpriza në dy sfidat e fundit të javës së katërt. Laçi ka arritur që të mundë 1-0 kampionët në fuqi të Partizanit. Një super gol Lushkja në minutën e 60-të, pas një goditje nga distanca rezultoi vendimtare. Të kuqtë pësuan disfatën e dytë në këtë sezon, pas asaj me Kukësit në javët e parë.

Skuadra që drejtohet nga Shpëtim Duro është mundur 1-2 në Ballsh nga Bylis, duke pësuar disfatën e parë në këtë sezon.

Ndeshja nisi mjaft mirë për verilindorët, që gjetën të parët rrugën e rrjetës në minutën 16-të. Vesel Limaj merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi në hyrje të zonës, duke arritur që të mposhtë Hidin, i cili gaboi duke mos mbrojtur krahun e tij.

Skuadra ballshiote reagoi mjaft mirë duke fituar një penallti në minutën e 31-të, e cila është kthyer në gol nga portieri Isli Hidi. Në fundin e kohës së rregullt, kapiteni Murataj harkon në zonë për Guidon, i cili nuk e prek topin duke bërë që portieri Avdyli të mos arrinte që ta ndalte dot. /R.Lika-Koha Jone/