Botërori i meshkujve/ Spanja në majën e Botës pas 13 vitesh, mund Argjentinën

Pas 13 vitesh Spanja fiton sërish kampionatin Botëror të basketbollit për meshkuj duke festuar titullin e saj të dytë Botëror pas atij të vitit 2006. Në Cadillac Arena në kryeqytetin e Kinës Pekin, La Roja dominoi në lojë dhe rezultat Argjentinën në ndeshjen përmbyllëse të kampionatit të 18-të Botëror me basketbollistët spanjollë që bënë të tyret medaljet e arta.

 

95-75 ishte rezultati final i kësaj përballje në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri italian Sergio Scariolo me Ricky Rubion që në fund fitoi betejën personale me shokën e skuadrës Marc Gasol.

Rubio shënoi në total 20 pikë ndërkohë që koleksionoi edhe 7 rebound e 3 asiste, duke rezultuar edhe pikëshënuesi më i mirë i Spanjës pasi Marc Gasol dhe Sergio Llull shënuan respektivisht 14 dhe 15 pikë secili. Te Argjentina spikati Gabriel Deck me 24 pikë.