Berisha “hakmerret” ndaj Strakoshës, Spali befason Lazion (VIDEO)

Spal ka arritur që të marrë një fitore surprizuese në javën e 3-të ndaj Lazio në shifrat 2-1. Etrit Berisha ka fituar duelin ndaj Strakoshës në distancë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke ndalur në disa raste për mrekulli tentativat e lacialëve në fraksionin e parë.

Immobile zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë në minutën e 17-të, por bardhekaltrit ulën ndjeshëm ritmin në fraksionin e dytë. Vendasit shënuan golin e barazimit me Petagnën në minutën e 63-të, ndërkohë që në kohën shtesë Kurtic e dërgoi topin në cepin e portës duke befasuar portierin Strakosha.

Kjo ishte humbja e parë për Lazion, ndërkohë që për Spal ishte fitorja e parë seonale. /R.Lika-Koha Jone/