Berisha: Dhamë shpirtin për të fituar, Strakosha për mua është …

Etrit Berisha ishte sërish protagonist sot për skuadrën e tij të Spal-it, duke e ndihmuar që të merrte një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Lazios së Strakoshës. Portieri i kombëtares sonë është shprehur se ekipi i tij i meritoi 3 pikët pasi dha shpirtin në fushë.

 

“Ata kishin mundësi të mira për të shënuar golin e dytë. Jemi të lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme. Në gjysmën e parë vuajtëm, në të dytën vendosëm shpirtin të vraponte, pavarësisht vapës. E donim këtë fitore pas dy humbjeve në sfidat e para.

Një hakmarrje ndaj Lacios? Për mua është një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre të shkëlqyer. Lazio është një ekip shumë i forte që duhet të përmirësohet, por ka lojtarë të fortë që mund të bëjnë ndryshimin.

Strakosha? U takuam disa ditë më parë, donim të fitonim të dy. Për mua ai është një mik i shkëlqyer”, deklaroi Berisha.