Arsyeja pse topat e tenisit i shikoni si të verdhë dhe të gjelbër!

Tenisi është një ndër sportet më të bukura dhe të parapëlqyera, kryesisht nga femrat. Por shumë herë janë ngritur pyetje mbi ngjyrën e topit të tenisit, duke krijuar edhe një nga debatet më të mëdha në internet gjatë vitit 2018, nëse ngjyra e tij është e verdhë, apo e gjelbër?

Sporti i tenisit modern lindi nga loja angleze e tenisit për t’u zhvilluar në natyrë, ku sipas llogarive u shpik në vitet 1870.

Gjithashtu edhe forma e topit të tenisit është interesante pasi ka një mbështjellje të veçantë të lëkurës së gomës që krijon në mënyrë perfekte topin. Për gati për një shekull, topat e tenisit ishin të bardhë ose të zi. Vetëm në vitin 1972 topat e tenisit u ndryshuan në ngjyrën e ndritshme prej neoni.

Gjatë viteve kur topi i tenisit kishte ngjyrën e bardhë ishte shumë problem si për sportistët edhe për tifozët që ndiqnin ndeshjet.

Prandaj pas kësaj Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) zhvilloi një studim që zbuloi se topat e verdhë të tenisit ishin më të lehtë për shikuesit nga shtëpia, që e ndiqnin ndeshjen nga ekranet e televizorit në shtëpi.

Pra shumica e njerëzve nuk ishin dakord që topat e tenisit të ishin në ngjyrë të bardhë, duke mbështetur fortë vednimin që topi i tensit të kishte ngjyrë të verdhë.

Pra edhe në vitin 2018 në sondazhin e realizuar online u vërtetua që topi i tenisit është i verdhë dhe jo i gjelbërt.

Zyrtarisht, topi duhet të jetë i verdhë apo i bardhë”, ishte pyetja ku reaguan mijëra njerëz. Por nëse ju e shikoni si të gjelbër, atëherë keni një perceptim shumë të veçantë të ngjyrave. Kjo është konfirmuar edhe nga legjenda e tenisit Roger Federer i cili tha: “Ata janë të verdhë, apo jo?

/SCAN