Ushtria u vjen në ndihmë spanjollëve – Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë viktimën e 5-të

Në Spanjë janë thirrur në ndihmë njësitë militare, të cilat të Premten kanë zbarkuar në terren për të dhënë ndihmën e tyre pas përmbytjeve masive që kanë përfshirë disa zona të vendit. Kështu njësitë militare kanë zbarkuar pranë qyteteve spanjolle të Los Alcazafros dhe San Pedro del Pinatar. Dy qytetet jug-lindore të Spanjës u përfshirë nga rrebeshe masive për dy ditë me radhë duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, të Premten u shënua edhe viktima e pestë nga këto përmbytje. Më herët gjatë javës shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan skena gati apokaliptike në shumë rajone të Spanjës. Në Valencia dhe Murcia, uji i rrëmbyeshëm morri me vete edhe makina.

Qindra njerëz u shpëtuan dhe evakuuan në të gjithë vendin në harkun e dy ditëve të fundit. Një pjesë e madhe e transportit në vend është paralizuar, edhe si pasojë e zhytjes nën ujë të autostradave. Prej javësh, Spanja është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm.