“U hapën”, Berisha ironizon: Deklaratat e Edvin Mafisë në 4 vitet e fundit, për hapjen e negociatave!

Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar më sarkastik se kurrë sot ndaj kryeministrit Edi Rama, duke publikuar me data dhe vite, deklaratat e guximshme që i kishin shpëtuar prej padurimit, se “Shqipërisë i ishin hapur negociatat pa kushte” me BE-në.  “Katër vite nga hapja e parë e negociatave me BE!” – Këtë titull ironik i ka vënë Berisha, shënimit të mëposhtëm:

“Miq, këtu me poshtë keni deklaratat e Edvin Mafisë në katër vitet e fundit për hapjen e negociatave!

29 nëntor 2016 – Edvin Mafia iu tha shqiptareve nga Berlini: Negociatat u hapën pa kushte!!

Në pranvere të 2017 në Tiranë: Negociatat hapen në vjeshtë!!

Në qershor 2018, e treta e vërteta: Negociatat u hapën pa kushte!!! Ceremoni madhështore, pritje zyrtare, miq të huaj, europarlamentarë dhe mori dekoratash për disa ambasadorë vendas dhe të huaj, që kontribuan në hapjen e negociatave! Lumë shampanje dhe fishekzjarresh për të festuar hapjen e negociatave!!!

13 shtator 2019, Edvin Mafia nga Berlini: Do ketë një lumë kushtesh, kushte të shumta, rroshin kushtet, rrofshin kushtet!!!