Strakosha dhe Berisha? Ja kë përzgjedh De Biasi si më të mirin

Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja mund të cilësohet me fat pasi ka në dispozicion dy portierë të një kualiteti të lart si Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

 

Janë të rralla kombëtaret që kanë dy gardianë të një niveli të lart. Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka dhënë komentin e tij për “GoldTv”, duke përzgjedhur njërin prej tyre në prag të duelit në kampionat Spal-Lazio.

“Strakosha dhe Berisha? Kanë karakteristika shumë të ndryshme. Strakosha është më i ri dhe ka arritur që të bëjë mjaft mirë edhe në Itali, ndërkohë që Etriti ka përsosur ndejshëm cilësitë e tij fillimisht te Lazio dhe më pas te Bergamo. Të dy janë portier të shkëlqyer, por Strakosha është një lojtar i destinuar për një të ardhme të shkëlqye”, deklaroi De Biasi. /R.Lika-Koha Jone/

Image result for de biasi strakosha