Sherr ballistësh në Gjirokastër

Plas sherri gjate cereminise përkujtimore te luftës së Gërhotit në Gjirokastër. Britma, sharje dhe deri perplasje fizike ne vendin ku prehen eshtrat e disa prej krerëve nacionalistë të ekzekutuar janë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ne konflikt jane perfshire përfaqësuesit e dy partive të Ballit Kombëtar; Partisë Balli Kombëtar dhe Balli Kombëtar Demokrat.

Kanë qenë të parët përfaqesuesit e partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhëtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga PD.

I pranishëm veç familjarëve edhe ish- deputeti Enkelejd Alibeaj që kërkoi zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur.

Perfaqesues te Ballit i jane sulur me akuza edhe kryetarit të PD Gjirokastër, Dasho Aliko. “O i pacipe, o Dasho, mos mba spiunat e PD-se, mos mba ata larot ti, me thone ata Balli Komebtar Demokrat”.

Aliko tenton te qetesoje situaten, por edhe replikon ashper: Mos e hapni me gojen, mos e hapni.

Me pas i sulen grupit tjeter, ku ndodhet Artur Roshi: Ku e ke gjakun e gjyshit ore, po si nuk ke turp, ku e ke gjakun e gjyshit…