PD: Në Shqipëri vijon të mbillet drogë

Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi deklaron se në Shqipëri vijojnë të mbillet hashash në shumë zona të vendit.

Gjunkshi sjellë si fakt bllokimin e mijëra tonë dorgë gjatë muajve të fundit në shtetet fëqinje, rasti më i fundit dje në Greqi. Origjina e kësaj dorge, sipas autoriteteve të huaja është Shqipëria. “Vetëm gjatë ditës së djeshme nga Policia Greke, në afërsi të kufirit shqiptar, është kapur 1 ton drogë e ardhur nga Shqiperia. Vetëm për këtë vit Policia Greke ka kapur 7.6 tonë drogë të transportuar nga Shqipëria”,- deklaron Gjunkshi.

Deklarata e plotë e Xhemal Gjunkshit

Kjo Qeveri eshte e paafte per te luftuar trafikimin e lendeve narkotike. Vetem gjate dites se djeshme nga Policia Greke, ne afersi te kufirit shqiptar, eshte kapur 1 ton droge te ardhur nga Shqiperia.

Vetem per kete vit Policia Greke ka kapur 7.6 Ton droge te transportuar nga Shqiperia.

Kujtojme se para pak kohesh, nje shqetesim shume i madh erdhi nga Kryepokurori i Antimafies Italiane, EUROPOL, INTERPOL, DEA, etj ku ishte parandaluar transportimi i 14 Ton kokaine nga Venezuela me destinacion Porto Palermon Shqiperi.

Para disa javesh u be nje aksion nga narko-policia ku 1600 Police te dale ne teren, demostruan Show-n e rradhes ku asgjesuan 133 rrenje kanabis ne të gjithë vendin.

Kaq mjaftoi per te mashtruar jo vetem opinionin publik Shqiptar, por dhe Trupin Diplomatik ne Tirane dhe ate nderkombetar.
Kjo eshte lufta qe ben kjo Narko- Polici.

Nuk shkohet ne Europe duke mashtruar qytetaret Shqiptare ne menyre te perseritur.

Policia e Shtetit “lufton” trafikimin e lendeve narkotike duke lejuar qe tonelatat me kanabis te kalojne jo vetem kufirin Shqiptar drejt Greqise, por dhe nepermjet autostrades detare te kanabisit drej Italise.

I them Kryeministrit te Shqiperise:

Beji nje nder popullit tend,
Nese te ka ngelur sadopak gjak shqiptari, jep doreheqje mos ja vrit ketij populli endrren Europiane, beje per te ardhmen e vendit, per femijet tane.
Neser eshte shume vone,
Nuk ja ka pare kush hajrin krimit dhe droges.
#RAMAIk