Neymar i dhuron fitoren PSG me një roveshatë spektakolare (VIDEO)

Neymar është pritur mes vërshëllimash në “Parc Des Princes”, por u shfaq menjëherë vendimtar, duke shënuar golin që i dha 3 pikët PSG-së.

 

Sulmuesi brazilian u vërshëllye vazhdimisht nga tifozët e klubit francez, dukshëm të pakënaqur nga kërkesa e tij për t’u larguar nga PSG-ja gjatë verës, por arriti të gjejë një gol spektakolar me roveshatë, në minutat shtesë, duke i dhënë fitoren minimale 1-0 skuadrës së tij.

Debutoi në këtë takim edhe ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, që zbriti në fushë në minutën e 63-të në vendin e Chupo Motting, por përtej angazhimit maksimal, nuk arriti të lërë gjurmë në performancën e parë para tifozërisë së tij të re.