Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Ministri grek: Përmirësimi, do të sillte përfitime për të dy palët

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias për gazetën “Ta Nea” ka trajtuar raportet me vendet fqinje.

Dendias thekson midis të tjerave se “I konsideron përfitimet e ndërsjella të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale greko-shqiptare, duke shtuar

“megjithatë, duhet të theksoj se Shqipëria ende nuk arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të pakicës kombëtare greke”.