Manastirliu: Akreditohet qendra shëndetësore nr. 10

Pas përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës, jo vetëm të qendrës por edhe pikave në zemër të komunitetit, plotësimi i standardeve akrediton qendrën shëndetësore Nr. 10 në Tiranë. Kështu deklaron ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thekson se për garantimin e cilësisë vijon procesi i akreditimit në spitalet dhe qendrat shëndetësore.

“Pas përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës, jo vetëm të qendrës por edhe pikave në zemër të komunitetit, plotësimi i standardeve akrediton qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë. Vijon procesi i akreditimit në spitalet dhe qendrat shëndetësore për të garantuar cilësi dhe siguri për shërbimin shëndetësor për pacientët dhe qytetarët”, shprehet ministrja.

Si pjesë e programit kombëtar për ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore, edhe Qendra Shëndetësore Nr. 10 në Allias iu nënshtrua riskonstruksionit duke i ofruar qytetarëve kushte të denja për kujdesin shëndetësor.