Interi s’di të ndalet në Seria A, mund me vështirësi Udinesen dhe ruan kreun (VIDEO)

Interi vijon rrugëtimin perfekt në kampionatin italian duke arritur fitoren e 3 në 3 ndeshjet e para. Zikaltrit kanë triumfuar me shumë vështirësi 1-0 ndaj Udineses, një ndeshje që do të vendosej nga një episod i fraksionit të parë. Në minutën e 35-të, Candreva provokoi De Paul, i cili i dha një shpullë, ndërkohë që më pas mesfushori i Interit u rrëzua duke bërë që gjyqtari ta ndëshkonte me karton të kuq.

 

Skuadra e Conte shfrytëzoi avantazhin numerik duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 44-t me Sensin, i cili edhe pse shtatshkurtër arrin ta dërgojë në rrjetë, teksa ky është goli i dytë në kampionat për të.

Në fraksionin e dytë Interi kërkoi me ngulm golin e dytë, por nuk do të arrinin që të shënon edhe pse hodhën në fushë edhe Sanchez dhe Lautero Martinez. /R.Lika-Koha Jone/