Gjenden 2,246 fetuse të “konservuar” në shtëpinë e një mjeku

Në total 2,246 fetuese të ‘konservuara’ janë gjetur në shtëpinë e një doktori që punonte në një klinikë ku bëheshin abortime.

Ishin autoritetet në Illinois që bënë zbulimin e frikshëm, pasi mjeku, Ulrich Klopfer u nda nga jeta më 3 shtator, në Will County, rreth 45 milje nga Çikago.

Klopfer punonte në një klinikë në South Bend, por sipas WNDU, licenca që ai kishte për të ushtruar profesionin ishte pezulluar në vitin 2015.

Fetuset e ruajtura i ka marrë një mjek ligjor në dorëzim ndërsa thuhet se familja e mjekut të ndjerë po bashkëpunon me hetuesit për zgjidhjen e çështjes.

Sipas FOX 59 mjekut i ishte hequr licenca pasi nuk kishte raportuar një rast abortimi të bëre tek një vajze 13-vjeçare.