“Buggati” do të hedh në treg super “bishën” luksoze, vetëm 30 të tilla do të ketë në gjithë botën

“Buggati” ka vendosur t’i habisë të gjithë me “bishën e re” që do të hedhë në tregun e makinave luksoze.

Modeli i kësaj “bishe” është bazuar mbi prototipin Chiron Super Sport 300+. Bëhet e ditur se bisha në fjalë do të arrijë një shpejtësi 480 km/h.

Dizajni i makinës të lë pa fjalë. Në të gjithë botën do të hidhen në treg vetëm 30 makina të tilla.

Një makinë e tillë super luksoze do të kushtojnë 3,5 mln dollarë. E si përfundimin mund të thuhet se kushdo do donte të udhëtonte me një “bishë” të tillë.