Andoni: Do marrim rekomandim pozitiv me shumë kushte, kushton sa procesi i çeljes së negociatave

“Do marrim një rekomandim pozitiv me shumë detyra, kushte që do jenë gati aq të vështira sa ky procesi i hapjes së negociatave”, kështu u shpreh analisti Ben Andoni i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora.

Andoni tha se nëse Shqipëria do arrijë që në mesin e tetorit, të tregojë shembuj konkretë se ku ka shkuar me reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit, Shqipëria nuk ndahet nga Maqedonia dhe do t’i hapen negociatat.

Ben Andoni: Ka një lloj qasje të re për hapejn e negociatave. Në javët e fundit ka pasur shumë zhvillime në Bruksel dhe këto kanë arritur deri atje sa të ndajnë atë linjën e përbashkët Shqipëri – Maqedoni me përsipër Maqedoninë. Këto lexime në Tiranë janë bërë nga këndvështime të ndryshme. Opozita i ka parë ndryshe, por për hir të vërtetës deklaratat e vakëta të kreut të saj nuk është se ka pasur një predispozitë të mirë për Shqipërinë që të marrë këto negociata. Është e vërtetë që Shqipëria ashtu si Maqedonia kanë problematika shumë të mëdha sa i përket integrimit europian.

Është kaluar pak problemi i Maqedonisë sepse detyrat e saj kanë qenë shumë të lexueshme. Kryesore ka qenë problemi i emrit sdhe kjo është përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërsa për Shqipërinë janë diçka më abstrakte detyrat. Përveç reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka një strukturë europiane, e cila merret direkt me vështrimin e kësaj. Kjo e bën procesin edhe për Shqipërinë, që t’i afrohet prap Maqedonisë në mbledhjen që do bëhet sa i përket hapjes së negociatave.

Shqipërisë me çfarë po shikohet nga Brukseli, ashtu siç do të jetë edhe për Maqedoninë është që do të marri detyra për t’i zbatuar konkrete. Thjeshtë procesi i hapjes së negociatave është një proces i tërë me detyra. Do marrim një rekomandim pozitiv me shumë detyra, kushte që do jenë gati aq të vështira sa ky procesi i hapjes së negociatave.Është problemi kryesor i sundimit të ligjit, por edhe i shembujve. Nëse Shqipëria do arrijë deri në mesin e tetorit, pak ditë para mbledhjes të tregojë shembuj konkretë, ose të paktën 2-3 shembuj  se ku ka shkuar me reformën në drejtësi dhe me sundimin e ligjit, Shqipëria nuk ndahet nga Maqedonia dhe do t’i hapen negociatat.