SPECIALE/ Njihuni me Marash Kumbullën, mbrojtësin që po befason të gjithë në Seria A

Të dielën në mbrëmje në “Bentegodi” të Veronas, Hellas do të presë Milanin, në kërkim të pikëve, apo edhe për të marrë suksesin e dytë radhazi. Nuk do të jetë aspak e thjeshtë për skuadrën e Juric, teksa Milani i Giampaolos duket se ka rigjetur ritmin e duhur. Verona ka një grup futbollistësh me disa elementë shuam të rinj, të cilët kanë gjetur hapësira në dy javët e para. Njëri prej tyre është Marash Kumbulla, mbrojtësi i thirrur në grumbullimin e fundit edhe nga trajneri Edoardo Reja. 19-vjeçari i ka befasuar të gjithë duke luajtur si titullar në dy ndeshjet e para dhe duke spikatur. Mediat italiane i kanë kushtuar një speciale mbrojtësit që pritet të ketë një të ardhme të madh.

Një “xhevahir i kantierës së Veronas

Marash Kumbulla ka lindur në vitin 200, në zonën Peschiera del Garda në provincën e Verona-s, me prindër shqiptarë. Një i ri shumë premtues, i cili ka spikatur te trajnerët e të rinjve, duke i djegur shumë shpejt etapat e rritjes në futbollin profesionist dhe në kombëtare. Megjithatë në karrierën e tij ka pasur edhe dëmtimeve trë rënda në dy sezonet e fundit, që e kanë penguar jo pak për të luajtur, por fatmirësisht këtë sezon ka rigjetur ritmin e duhur. Momenti më i rëndësishëm ishte debutimi në Seria B në dhjetorin e vitit 2018 kundër Cittadella-s. Me shumë karakter dhe grinte që ka bërë që të bëhet pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave te Shqipëria. Në dy ndeshjet e grumbulluar ndaj Francës dhe Islandës u grumbullua edhe nga Reja, por nuk luajti asnjë miut.

Debutimi në Seria A me Bolognën dhe Leccen

Në mbrëmjen kur Sinisa Mihajlovic emocionoi të gjithë publikun e “Betegodit” me prezencën e tij në pankinë, erdhi debutimi i Kumbullas në Seria A, kundër Bolognës. 19-vjeçari mori përsipër menjëherë një peshë të rëndë për të luajtur në duelin e mbijetesës. Por Marash-i ishte i jashtëzakonshëm, shumë i përqendruar, shumë i qetë dhe pa asnjë emocion. Shpërblimi për të ishte rikonfirmimi nga minuta e parë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Lecces.

Kumbulla mbetet një mbrojtës qendror pothuajse i kompletuar, i mirë në lojën ajrore, i aftë të lexojë situatat e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme, ka aftësi për të shënuar dhe për luajtur në mbrojtjen me 3 që mund të përshtatet më së miri si me Juric ashtu edhe me Rejën. Prova e radhës do të jetë ndaj Piatek, Rebic dhe Suso-s, por mbrojtësi i kombëtares sonë nuk ka frikë që të përballet me asnjë sulmues. /Rozalb Lika-Koha Jone/