Presidenti Meta: Rama ka qenë i interesuar për të pasur konflikt në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta, një një intervistë për gazetarin Çim Peka, në “Syri TV”, ka komentuar  vizitën e kryeministrit, Edi Rama në Gjermani ditën e sotme për negociatat, si dhe krizën politike.

Presidenti u shpreh se para zgjedhjeve të 30 qershorit Rama ka bërë fjalime provokuese që mund të sillnin pasoja.
Kreu i shtetit u shpreh se nga fjalimet që mbante dhe mesazhet që jepte, Edi Rama dukej i interesuar që të kishte konflikt. “Fjalët e tij do të sillnin pasojat që mund të shkonin në një konfrontim që mund të sillte pasoja të rënda për Shqipërinë. Të ketë parasysh se kur flet nga Berati dhe kur opozita ka mijëra në shesh, duhet të ketë parasysh edhe ata policët që ndodhen aty. Ai duket se nuk i ka ndjekur këto këshilla e përpjekje të mia, por ka qenë i interesuar për të shkaktuar një konflikt, për të vënë opozitën para një fakti të kryer. Rama shpesh ka bërë edhe veprime jashtë realitetit”,- tha Presidenti.

I pyetur nëse palët i kanë dëgjuar këshillat e kreut të shtetit, Presidenti u shpreh: “Për sa i takon çështjes së tryezës, objektivi im ka qenë zgjedhjet me të gjithë. Mendimi im ka qenë që zgjedhjet pa opozitën janë një çmenduri. Unë doja të krijoja një dritare që opozita të futej në zgjedhje. Edhe kërkesat e opozitës që “po nuk iku ky nuk hymë në zgjedhje” nuk janë demokratike. Edhe hetimi i munguar i dosjeve është karagjozllëk. Rama kishte interes që të hetoheshin këto dosje dhe njerëzit e përfshirë të ishin para përgjegjësisë”,- tha Presidenti.

Meta ka folur edhe nëse ka qenë ne trysni nga ndërkombëtarët për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. “Së pari e kam bërë të qartë unë nuk trysnohem as brenda dhe as jashtë, përvecese nga përgjegjësië që kam si President i Republikës përpara shqiptarëve. Nuk ka asnjë lidhje me asnjë faktor të huaj. Ka lidhje vetëm me situatën që ishte vendi. Jemi një vend që duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian,ku garantimi i zgjedhjeve të lira është një kusht i panegociueueshëm. Edhe pa këtë raport të OSBE kishim probleme. Kishim problem me dosjet që kishim prej vitesh ku nuk është marrë asnjë hetim serioz“,- tha Presidenti Meta.