Meta sfidon Ramën: Gati të bëj testin e drogës

Presidenti Ilir Meta i është kthyer në studion e ‘Çim Peka Live’ edhe ftesës së tij të kahershme që politikanët të bëjnë testin e drogës dhe të shëndetit mendor, duke filluar nga ai i pari. “Për testin e drogës, Shqipëria ishte në një situatë të çmendur. Antagonizmi çfarë tregon? Normale nuk është të vijë vendi këtu ku është pas 30 vitesh. I kemi kaluar njëherë këto. Kjo situatë që vjen kaq e orkestruar nga lart, nga jashtë, duhet të ketë ca probleme të anormalitetit. E bëj unë testin i pari. Por ama ta bëjnë të gjithë. Por këtu duket që ka probleme. Të gjithë këta që zgjidhen duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, deputetë, zyrtarë, në të ardhmen duhet të përshihet në legjislacion që të bëjnë testin e drogës dhe të shëndetit mendor. Një ditë mund të thoni që Mujo Ulqinaku atë ditë kur hodhi armë ndaj pushtuesve ishte i dehur, por unë them se ishte patriot”,- tha Presidenti Meta.