Merkel ”promovon” Ramën: Është edhe artist

Në Instagramin zyrtar të kancelares gjermane, Angela Merkel, është publikuar një foto e saja me kryeministrin Edi Rama. Fotografët kanë kapur momentin kur kreu i qeverisë i dhuron kancelares gjermane librin e tij si suvenir.

“Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, shkruhet në faqen e Merkel.

Rama dhe Merkel zhvilluan sot një takim rreth 50 minuta, ku temë qëndrore e diskutimeve ishte hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.