I riu kubanez befason Maradonën nga televizioni: Jam djali yt

Diego Armando Maradona është dalluar gjithmonë për jetën e shturur që bën dhe për lidhjet e tij të shumta dashurore.

Legjendës argjentinase i kanë dalë shpesh fëmijë ilegalë, por zyrtarisht ai ka pranuar se ka vetëm 5 fëmijë zyrtarë.

Por mesa duket numri i fëmijëve të tij, është më i madh se kaq.

Së fundmi, një djalë i ri nga Kuba, i quajtur Lara, në një nga televizionet më të ndjekura në Argjentinë është shprehur së është djali i Maradonës.

Ai u shpreh:

Kur kam qenë 5 vjeç kam blerë një gazetë dhe e pashë fytyrën  time atje. Ata shkruanin se unë isha fëmija i Maradonës. Mamaja ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 23-vjeçare. Ajo e kishte takuar Diegon nëpërmjet një shoku të ngushtë, Ferit. Ia ka thënë të vërtetën edhe babait jo-biologjikë, një javë përpara se të ndërronte jetë. Unë dëshiroj të bëj edhe analizat për ta vërtetuar”.