Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues nga ana e avokatëve të Izet Haxhisë.

Mbrojtja ka kërkuar marrjen në dispozicion të vendimit, ndërsa pritet që të ribëhet edhe një herë tjetër kërkesa për përjashtim.

Prokuroria nga ana tjetër ka kërkuar shpalljen e moskompetencës për këtë çështje dhe kalimin e saj nën juridiksionin e Gjykatës për Krime të Rënda.

Haxhia akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese me paramendim të funksionarëve publik.