Sondazhi online te Fevziu, 74 përqind e shqiptarëve nuk duan një pazar të dytë Rama-Basha

Në emisionin “Opinion”, këtë të enjte te Blendi Fevziu në Tv Klan, u shtrua një pyetje: A duhet të ketë një marrëveshje PD-PS?

Votimet ishin online gjatë kohës kur po fliste ish-kryeministri Berisha.

Rezultati doli se 74 % e shqiptarëve nuk duan marrëveshje mes Bashës dhe Ramës. Me sa duket demokratët dhe publiku janë të zhgënjyer nga pazaret e vitit 2017, ndaj nuk aprovojnë kurrsesi një marrëveshjes mes të dyve.

26%                 Po
74%                 Jo
Natyrisht që duan marrëveshje, por jo kulisave dhe jo vetëm mes këtyre të dyve. Kërkohet një marrëveshje transparente vetëm mes pozitës dhe opozitës.
Pas emisioneve në Tv Klan dhe Top Channel ku u lakua pyetja nëse po punohet fshehur për një marrëveshje Basha-Rama, ka reaguar kryetari i opozitës:

“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Basha në reagimin e tij në Twitter.

Image