Vuçiç në Vatikan: Do t’i lutem Papa Françeskut të mos e pranojë Kosovën

Aleksandar Vuçiç zbriti në Romë ku nesër nis vizitën zyrtare në Selinë e Shenjtë, takon Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino, kjo është përpjekja e tyre më e fundit për të minuar pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zbriti në Romë në vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë të Vatikanit dhe u prit nga Arqipeshkvi Francesko Kanalini dhe Monsignor Joseph Murphy.

Siç ishte njoftuar nga presidenca serbe, presidenti serb nesër do të ketë takime ndaras me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun, dhe Eminencën e tij Kardinalin, Pietro Parolini, Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë.

Më herët Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç, u kishte thënë gazetarëve se po shkoj tek Papa në Vatikan ta lus të mos e pranojnë Kosovën.

Jo shumë kohë më parë Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit. Këto përpjekje nuk janë ndalur posaçërisht për kërkesën e anëtarësisë në Interpol nga Kosova, që ishte refuzuar nga këshilli i përgjithshëm i kësaj organizate.