Turistët italianë surprizohen nga gjesti i policisë shqiptare

Një çift turistësh të huaj janë surprizuar paraditen e sotme në Shqipëri. Teksa ishin në udhëtim makina e tyre ka pësuar defekt. Një patrullë e policisë u ka ardhur në ndihmë. Policia ka shkuar dhe ka blerë vajin e përshtatshëm dhe më pas janë kthyer tek makina e turistëve të cilën e rregulluan.

Patrulla e policisë në Fier e përbërë nga efektivët: R. M., E. P., J. B., E. A.

Kjo patrullë u ka ardhur në ndihmë një çifti turistësh nga Italia të cilët kishin pësuar probleme me automjetin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e re të Baypassit të Fierit.