Tjetërsimi i pronave në Vlorë, KLSH verifikon vendimet e 4 viteve të Kadastrës

Dosjet e dyshuara të tjetërsimit të pronave në Kadastrën e Vlorës po kalojnë në një proces verifikimi pas skandalit të mosregjistrimit të një prone me vendim të Gjykatës së Lartë. Inspektorët e KLSH kanë zbarkuar aty që në gusht dhe mësohet se në fokus do të jetë vendimet e katër viteve. Qytetarët nga ana tjetër vijon të denoncojnë se hasin në abuzime e peripeci për të regjistruar pronat.

Skandali i mos regjistrimit të një prone me vendim të Gjykatës së Lartë i denoncuar në RTV Ora, ka shërbyer si indicie për të hapur një hetim të thellë për çështjen e nxehtë të tjetërsimit të pronave në bregdet.

Veç dosjes 246 tashmë në dorë të Anti krimit Ekonomik mësohet se Kontrolli i Lartë i Shtetit do ta zgjerojë verifikimin e punës aty në të paktën katër vitet e fundit.

Në fokus do të jetë tjetërsimi i pronave, ku Vlora është qyteti me problematik.

Nga ana tjetër skandali shkaktoi shkarkimin e drejtuesve të kadastrës ndërsa u kushtoi hetim 23 punonjësve.

Por mesa duket shkeljet edhe akuzat për tjetërsim pronash në Kadastrën e Vlorës nuk kanë të bëjnë vetëm me pronat në bregdet por edhe me pronat

Qytetarë të gjendur pranë Kadastrës këtë te enjte hodhën akuza ndaj të gjithë niveleve të punonjësve aty për shkelje të pretenduara dhe peripecitë që kalojnë për të mbajtur pronat.

Nga Studio e RTV Ora, kreu i Kadastrës, Artan Lame, konfirmoi situatën problematike me pronat në Vlorë, duke zbuluar se theksuar se bëhet fjalë për qindra vendime gjykatash që nuk janë ekzekutuar.