E dielë, Shtator 15, 2019
Ballina Sporti STUDIMI/ 10 stadiumet më të mira në botë, kryeson “Etihad Stadium” (FOTO...

STUDIMI/ 10 stadiumet më të mira në botë, kryeson “Etihad Stadium” (FOTO LAJM)

Cili është stadiumi më i mirë në Europë për të pasionuarit e futbollit? Kësaj pyetje është përpjekur që t’i japë përgjigje sajti “Footy.com”.

Studimi ka marrë në konsideratë disa variable të ndryshme: çmimet e abonimeve për sezonin 2019/2020, standardet mjedisore, çmimi i një birre, teknologjia në dispozicion, aksesueshmëria,. transporti dhe së fundi, kapaciteti i stadiumit.

Rezultati i studimi është që stadiumi “Etihad Stadium”, shtëpia e Manchester City, është impianti më i mirë në botë me 70 pikë, duke lënë “Camp Nou” me 63 pikë, dhe “Allianz Arena” të Bayern Munich me 54 pikë.

Vetëm në vendin e 8-të për impiantin e Juventusit, “Allianz Stadium me 44 pikë, ndërkohë që 10-shen më të mirë e mbyllë “Luminus Arena” i Genk-ut, në Belgjikë me 25 mijë vende. /R.Lika-Koha Jone/

WP Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com