Sot 21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, politika e nderon

Në 12 shtatori shënon 21-vjetorin e vrasjes së ish-deputetit 35-vjeçar Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. E sot 21 vite më pas, në nderim të tij do mblidhen figura të shumta të politikës.

Presidenti Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, do të vendosë sot, në orën 09:15, një kurorë me lule tek memoriali i tij.

Ndërsa në orën 9:00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish-deputetit Azem Hajdari, (Varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.

Në vijim, gjatë ditës do të zhvillohen edhe ceremoni të tjera nga të afëm e miq në përkujtimin të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Ceremonia e përkujtimit të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari
12 Shtator 2019

10:00 – Ceremonia përkujtimore pranë momorialit

10:30 – Deklaratë e Kryetarit Basha për mediat në përfundim të ceremonisë

10:45 – Varrezat e Dëshmorëve

11:15 – 12.00 Vizitë në familje