Shqiptarin e zë poshtë ekskavatori, dërgohet me helikopter në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mësohet se një 38-vjeçar shqiptar ka pësuar një aksident të frikshëm teksa ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Limore, e cila është provincë e Breshias. Mediat italiane kanë njoftuar se ekskavatori me të cilin po punonte shqiptari u përmbys duke e zënë poshtë.

Shqiptari ka pësuar lëndime të shumta në shpatull, por nuk është në gjendje të rëndë. E ditur bëhet edhe se ai është transportuar  me helikopter në spitalin civil në Breshia.

Incidenti ka ndodhur në një kantier ndërtimi, ku prej disa kohësh kanë nisur punimet për një hotel të ri me pesë yje.