Rritje rekord e minorenëve shqiptarë në Itali

Në Itali emigrantët minorenë shqiptarë të pashoqëruar, janë më të shumtit në numër. Ky fenomen shfaqet shumë shqetësues dhe për minorenët kosovarë, të cilët janë rritur në numër.

Sipas të dhënave të këtij raporti, deri më 30 qershor të 2019 në Itali janë të regjistruar 72 emigrantë minorenë të pashoqëruar, shifër që shënon një reduktim me 44.7% me një vit më parë ku numri i tyre deri më 30 qershor 2018 ishte 13.151, dhe 59.3 % më pak se sa viti 2017 ku rezultonin 17.864 minorenë të pashoqëruar.

Nëse në kuadrin e përgjithshëm ky fenomen shënon një përmirësim, pasi numri i minorenëve të pashoqëruar vjen çdo vit e reduktohet në Itali, krejt ndryshe paraqitet situata për ata me kombësi shqiptare e kosovare.

“Për shumicën e kombësive të minorenëve të pashoqëruar, thekson raporti, ka një reduktim absolut të numrit të tyre në krahasim me vitin 2018 e me vitin 2017, me përjashtim të minorenëve që vijnë nga Shqipëria, Kosova e Pakistani ku vëzhgohet një rritje e numrit të tyre në vlerë absolute”.