Reperi i famshëm ndërton bunkerin 3 milion dollarësh për t’u mbrojtur nga apokalipti

Teksa shumë persona mendojnë se fundi i botës është vetëm një legjendë urbane, të tjerë e kanë marrë seriozisht këtë thënie dhe po marrin masa për t’u mbrojtur në rast apokalipti.

I tillë është reperi Post Malone. Sipas raportimeve, ai po pregatitet për fundin e botës, pasi ka blerë një shtëpi 3 milion dollarëshe, e cila duket surreale.

Vitin e shkuar Hypebeast shkroi se këngëtari dhe tekstshkruesi kishte thënë se do të ndërtonte një shtëpi ku të strehohej në rast rreziku. Konkretisht, reperi është shprehur:

Po ndërtoj një shtëpi të nëndheshme. Do të jetë shumë qejf deri në fund të botës. Kurdo që të vijë fundi i botës, kjo shtëpi do të jetë funksionale”.

E siç duket, reperika nisur ndërtimin e shtëpisë gjigante që ndodhet në në Utahun Verior, në një hapësirë prej 6.75 hektarësh tokë. Banesa është tepër moderne dhe luksoze, përballë maleve.

Post Malone ka thënë se do të vendosë 30 shtretër brenda bunkerit të cilin do ta përdorë edhe për të kaluar kohën e për t’u qetësuar me të dashurën e tij, Ashlen.