Reforma Zgjedhore, Balla: Ky është kushti i vetëm i PS

Kryetarit i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit është kushti i vetëm i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore.

Sipas Ballës, pa hequr partitë politike nga numërimi i votave, ne nuk kemi bërë Reformë Zgjedhore. “Unë jam Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, nuk dua që Partia Socialiste e Shqipërisë të ketë përfaqësues në komisione, as në grupe numërimi. Këtë duhet ta bëjnë vullnetarët, njerëz që nuk kanë lidhje fare me politikën dhe që në rast se edhe një votë e vetme të lëvizë nga një parti te tjetra, ai të shkojë e të dënohet me
dënim maksimal, deri në 7 vite burg.”, deklaroi Balla.

Ndërsa sa i përket i përket procesit të integrimit në BE, Balla theksoi se Shqipëria do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian, sepse e ka përmbushur pjesën e vet të detyrave të shtëpisë.