Mourinho: Ju tregoj sulmuesin që shënon edhe në moshën 50 vjeçare

Cristiano Ronaldo ishte thjeshtë fantastik mbrëmjen e së martës.

Sulmuesi i Juventusit mposhti pothuajse i vetëm kombëtaren e Lituanisë, në fitoren 5-1 që Portugalia regjistroi në kualifikueset e Euro 2020. 34 vjeçari shënoi 4 gola, duke tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve në botë, por edhe një eksperti dhe trajneri si, Jose Mourinho.

Tekniku i cili i drejtoi Ronaldon te Reali i Madridit për tre vite tha fjalë të mëdha për sulmuesin, teksa shtoi se mund të shënojë deri sa të arrijë në moshën 50 vjeçare.

Ajo që po bën nuk më befason. Në moshën 34 vjeç ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, i cili luan për një ekip të lartë me ambicie kryesore.

“Nuk më befason sepse në aspektin gjenetik, ai është një rast studimi dhe kjo vlen edhe për mentalitetin e tij. Cristiano është një fenomen. Ai është dikush që mendon vetëm për të fituar dhe për të bërë edhe më mirë.

“Kjo është arsyeja pse ajo që po bën nuk më befason mua. Unë mendoj se kur Cristiano është 50 vjeç, FIFA do ta ftojë atë në një ndeshje legjendash dhe ai do të shënojë. Jam i sigurt se ai do ta bëjë.”- përfundoi Mourinho.

Së fundmi, Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Europianit, teksa ngushtoi me 16 gola diferencën me rekordmenin e golashënuesit më të mirë në nivel ndërkombëtar, iranianin, Ali Daei me 109 gola.