“Milot-Balldre”, Basha paralajmëron deputetët: Po ju mbajmë shënim emrat

Duke marrë shkas nga vendosmëria e mazhorancës për të rrëzuar me forcën e kartonëve në Kuvend dekretin e Presidentit për koncesionin “e dyshimtë” të rrugës Milot-Balldre, nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëron deputetët në sallën e Kuvendit që të mos e miratojnë këtë aferë korruptive të Edi Ramës.

Basha flet për një vjedhje të madhe që do të ndodhë sipas tij në kurriz të qytetarëve, nga miratimi i ligjeve për koncesionet e dy rrugëve; Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

Basha deklaroi se sot të gjithë deputetët që do të ngrenë dorën në favor të kësaj hajdutërie janë në monitorim të opozitës dhe do të jenë subjekt i ligjit antimafia.

Për këtë Basha kërkoi vëmendje, në kushtet kur sipas tij bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive.

Në këto momente pak metra pas meje në Kuvendin e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30 vjeçare të pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldre dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat. Dekreti i Presidentit për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po hidhet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit. Kjo është vjedhje me ligj.

Dua të paralajmëron çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vështojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjellim këmba këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga Landfilli i republikës me ligj, pasi ky projekt i diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola.Kjo komani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Është futur për të futur në lojë paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me unazën e re, tha Basha.