Mbyti gruan me litar dhe fshehu krimin, Apeli shtyn seancën për të moshuarin

Mungesa e njërit prej avokatëve ka bërë që të shtyhet procesi gjyqësor për Namik Velajn në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Velaj ka vrarë në janar të 2017 bashkëshorten Verke Velaj, ndërsa nuk ka pranuar asnjëherë autorësinë e krimit.

Shkalla e parë e ka dënuar me 35 vite burg, ndërsa pak më herët ka kërkuar zhvarrimin e trupit të bashkëshortes.

Pas zhvarrimit u zbulua se viktima ishte dhunuar para se të vritej.

Të moshuarës iu konstatua krahu i thyer dhe dëmtime në afërsi të qafës.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Namik Velaj e kishte mbytur bashkëshorten dhe rreth qafës kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.