Mazhoranca dhe “opozita” e re miratojnë koncensionet e kryeministrit

Kuvendi ka rrëzuar dekretet e presidentit Meta për koncenionet e shumë debatuara.

Pas diskutimeve të ditës së sotme, Parlamenti ka rrëzuar dekretet e Presidentit Meta nga koncesionet te emri i propozuar për kryetar të KLSH-së.

Mazhoranca përpos dekreteve ka votuar pro miratimit të projektvendimit për zgjedhjen e Besnik Dervishit Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe për emërimin e Ervin Mete Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të tjera.

Rendi i ditës që u miratua sot nga Kuvendi
1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim
2. Dekreti për privatizimin rrëzohet me  76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
4. Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
5. Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara  rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
8. Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet, 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim

Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë
Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar
Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë
Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave
Ervin Mete emërohet Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare