Kursi i këmbimit valutor – E Enjte, 12 Shtator 2019

Monedha e Eurozonës është këmbyer sot me 121.2 lekë, sipas të dhënave të tregut valutor vendas.

Dollari Amerikan ka qëndruar në vlera të qëndrueshme krahasuar me ditën e djeshme duke vazhduar edhe sot të kuotohet me 109.8 lekë.

Ndërkaq Paundi Britanik ka zbritur në nivelin e 134.8 lekëve, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar rritjes së vazhdueshme që ka patur gjatë kësaj jave.

Franga Zvicerane ka humbur pikë këtë të enjte duke u ulur në kuotën e 110.3 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer me përkatësisht 82.8 lekë dhe 75 lekë.