Goditen 4 banda: 57 të arrestuar për trafik droge

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë njoftuan sot se kanë goditur një grup kriminal në vend.

Në një deklaratë për mediat autoritetet dhanë detaje për operacionet ku një grup i strukturuar kriminal është goditur nga policia në bashkëpunim edhe me Prokurorinë.

“Janë arrestuar 57 persona dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Janë sekuestruar sasi kanabis sativa, kokainë, laborator për kultivimin e bimëve narkotike, parcela me bimë narkotike, fishekë.”

Deklarata e përbashkët vjen, pasi mësohet se janë lëshuar gjithsej 30 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale. Urdhër-arrestet janë lëshuar për grupe të strukturuara kriminale që veprojnë në vend.

Policia dhe Krimet e Rënda kanë lëshuar arrestet për akuzat e trafikut të drogës. Urdhër-arrestet janë dhënë për disa të dyshuar, në disa qytete të Shqipërisë. Mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori Vladimir Mara.