Etrit Berisha është kthyer në hero te Spal, sfidon Strakoshën këtë fundjavë

Për një tifozeri të mësuar me pësimin e shumë golave, ardhja e Berishës duket se ka qenë lajmi më i mirë që mund të mësonin gjatë kësaj vere. Po flasim për skuadrën e Spal, që në sezonet e fundit ka pasur vazhdimisht probleme në katërkëndësh, fillimisht me Meret, që qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave dhe më pas me Gomis, i cili jo në pak raste shfaqte pasiguri.

 

Largimi i Vivianos drejt Sportingut, bëri që Berisha të transferohej të skuadra bardhekaltër, duke u prezantuar si një transferim i goditur, i aftë për të zgjidhur problemet e shumta në prapavijë. Në dy javët e para, gardiani i kombëtares sonë ka qenë një ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij.

Një Berisha aktivohet edhe te Lazio (Valoni), i cili në Seria A duket pak, por me kombëtaren e Kosovës në ditët e fundit spikati me dy gola të shënuar. Në krahun tjetër Etriti, i lindur në Prishtinë ka zgjedhur që të mbajë fanellën e Shqipërisë.

“Corriere dello Sport” raporton se portieri braktisi kombëtaren për shkak të lodhjes, teksa u stërvit veçmas edhe të mërkurën me Spal. Optizimi për ta parë në fushë në sfidën e fundjavës ndaj Lazios nuk mungon, teksa do të sfidojë bashkëkombësin e tij Strakosha, i cili mbron portën e bardhekaltërve. /R.Lika-Koha Jone/