“Do digjej Parlamenti?!” Manjani: I djegur dhe i përvëluar është!

Nga Ylli Manjani

Do digjej Parlamenti?! Po i djegur dhe i përvëluar është!
A e keni parë se ç’ka brenda?! 120 copa mishi me nga dy sy secili. Mungojnë edhe 20 të tillë. Por punë e madhe! Nuk ndryshon asgjë. Po medemek-ligjet që bën a ia keni lexuar? Të gjitha kundër Kushtetutës. Faqe e zezë! Blozë fare! Blozë e dalë nga një zjarr i përhershëm me shumë tym të zi. Ç’ka mbetur për t’u djegur më?

Veç godina. Aty mund të bëhej një pallat i mirë në fakt. Parlamentin e vënë në bodrum…

Krahasimi me djegien e Reichstag është idiotësi. Hitleri duhet të digjte diçka që s’e merrte dot ndryshe. Pra e dogji që ta sundonte.
Rama e ka në xhep atë palo Parlament dhe bën ç’të dojë me të. Dmth e sundon dhe pastaj e djeg me zjarr tymues.

Pra e keqja ka ndodhur, nuk ka kuptim të themi që “do vinte” apo “po vjen”…