Berisha “harron” Azemin, përdor buqetën për hije nga dielli (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të liderit të dekmokracisë, Azem Hajdarit. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë familjarë, të afërm dhe deputetë të kuvendit të Shqipërisë. Në një moment, Berishën, siç duket edhe në video, e kanë marrë djersët dhe është detyruar të bëjë hije me buqetën e luleve që do vendoste tek varri i Azemit Hajdarit.