Mashtrimi me TVSH, arrestohet një tjetër biznesmen

Policia e Shtetit ka arrestuar sot biznesmenin Agim Kola, administratori i disa bizneseve.

Biznesmeni është arrestuar si pjesë e hetimit të një grupi sipërmarrësish që dyshohet se abuzonin me skemën e rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Pak ditë më parë, si pjesë e të njëjtit operacion u arrestuan 16 biznesmenë të tjerë, të cilët përdorin fatura fiktive për të përfituar nga rimbursimi i TVSH.

Sipas prokurorisë, dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga kjo skemë mashtruese është 4 milionë euro.

Prokuroria nisi hetimet ndaj biznesmenëve disa kohë më parë. Në dosjen hetimore thuhet se “administratorët e këtyre subjekteve në kohën kur ushtronin funksionin si administrator kanë punuar paralelisht edhe në subjekte të tjera, në pozicione të ndryshime si magazinier, dispeçer,, etj. çfarë krijon dyshimin e fiktivitetit të administrimit të tyre” thuhet në provat e prokurorisë.